MK | SQ

KUSHTET E PËRGJITHSHME

KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR UDHËTIM

1. PËRMBAJTJA E ARANZHMANIT Organizatori i aranzhmanit garanton realizimin e aranzhmanit sipas përshkrimit të programës. Përmbajta e programës do të realizohet në tërësi dhe sipas përshkrimit të saj, përveç rasteve kur kemi të bëjmë me të shtuquajturën “ force madhore”, e cila nuk ka mundur të parashikohet (luftë, akcione teroriste, protesta, fatkeqësitë natyrore, probleme teknike në udhëtim, të ngjashme)

01. PARAQITJET DHE PAGESAT
Për udhëtimet që i organizon Euro Turist , udhëtarët mund të paraqiten në të gjitha zyrat e Euro Turistit . Paraqitja do të jetë valide pas konfirmimit nga ana e agjentëve për rezervime me nënëshkrim të kontratës me shkrim për udhëtim. Me nënshkrimin e kontratës për udhëtim, udhëtari vërteton se është i njohur me përmbajtjen e Kushteve të përgjithshme për udhëtim si dhe me programën për udhëtim dhe se ate e pranon. Me paraqitjen, udhëtari është i detyruar të paguaj akontacion prej 30% nga shuma e përgjithshme e aranzhmanit , nëse nuk është e paraparë sipas programës për udhëtim. Pjesa e mbetur e pagesës paguhet 10 ditë para udhëtimit, nëse në programën për udhëtim nuk është paraparë afat tjetër. Nëse udhëtari pas afatit të paraparë në kotrat, e cila përmban të gjitha kushtet e përgjithshme për programën e udhëtimit nuk e bën pagesën e plotë, udhëtimi do të quhet si i anular dhe në atë rast do të përdoren rregullat e parapra të pikës 10-të.

02. DETYRAT DHE TË DREJTAT E ORGANIZATORIT PËR UDHËTIM
Organizatori i udhëtimit ëdhtë i detyruar para së gjithash të sillet me korektësi si në shërbim ashtu edhe në mbledhjen e udhëtarëve që i janë besuar për kryerjen e të gjitha shërbimeve të thënura. Organizatori i udhëtimeve është i detyruar të:

- me udhëtarin të bëjnë kontratë me shkrim
- ti siguroj udhëtarit program me shkrim për udhëtim, ta njoftojë për kushtet e përgjithshme të udhëtimit si dhe për mundësitë dhe ofertat e sigurimit.
- Ti paguhet dëmshpërblim adekuat udhëtarit nëse është dorëzuar në kohë të caktuar ankesa me shkrim, për mosrealizimin e shërbimit të plotë apo gjysmak të parapara në programën e udhtimit, sipas kushteve e përgjithshme të Euro Turist Klubit.

03. TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E UDHËTARIT
E drejtë dhe obligim i udhëtarit është që të njoftohet me programën e udhëtimit si dhe me përmbajtjen me kushtet e përgjithshme të udhëtimit, ku pranon pas nënshkrimit të kontratës në emër të vet ose në emër të shfrytëzuesit për çka bëhet edhe pagesa. Udhëtari është i obliguar, që në bazë të kërkesës së organizatorit në kohë të caktuar ti jap të gjitha të dhënat për realizimin e udhëtimit nga ana e organizatorit. Udhëtari është i obliguar të bëjë pagesën e aranzhmanit sipas kushteve të parapara në programë si dhe në kontratë. Udhëtari personalisht garanton për dokumentet dhe bagazhin e tij. Gjithashtu udhëtari përgjigjet për dëmet e bëra ndaj organizatorit dhe ndaj personit të tret. Udhëtari mund të emrojë person tjetër për shfrytëzimin e aranzhmanit në emër të vet (me kusht që ai person përmbush kërkesat e duhura për udhëtimin e paraparë), dhe në këtë rast udhëtari është i obliguar të bëj pagesë adekuate për harxhimet reale të shkaktuara për ndryshim.

04. ÇMIMI, PËRMBAJTJA DHE KOHËZGJATJA E ARANZHMANIT

Çmimet janë të publikuara në programin e udhëtimit dhe të njëjtat janë të vërtetuara në bazë të kontratës mes partnerëve të huaj dhe nuk do të thotë të përgjigjen me çmimet eventuale. Daliimi I cmimeve nuk duhet te jete objekt I reklamimit. Organizatori parasheh që disa shërbime duhet tii paguhen drejtëpërsëdrejti partnerit të huaj, në këtë rast Euro Turist merr përsipër të gjitha obligimet në rast se partneri i huaj nuk I përmbush shërbimet sipas marrëveshjes ndaj dhëtarit. Çmimi i aranzhmanit parasheh ( përderisa nuk është e nënëvizuar ndryshe në programin e udhëtimit ): shërbime për transport, shërbimet hotelerike dhe organizim të udhëtimit. Nëse është paraparë çmimi mund të përmbajë taksat e aeroportit dhe shpenzimet e udhëheqësit profesionall lokal. Çmimi i aranzhmanit sipas rregullave të përgjithshme nuk parasheh:
-shëtitjet fakultative
-harxhimet për marrjen e vizës
-pagesë për hyrrjet në objektet që vizitohen
-sigurimin
Të gjitha shërbimet speciale udhëtari duhet ti paraqes para udhëtimit dhe për këta është i obliguar ti paguaj vetë ( dhomë njëkrevatëshe, ushqim shtesë, etj ). Nëse udhëtari kërkon shërbime tjera speciale në kohën e udhëtimit, të njëjtën ia paguan partnerit të huaj me valutën e vendit në të cilin është. Kohëzgjatja e aranzhmanit është e paraparë sipas datës kalendarik (jo në orë) në shkuarje dhe në kthim, në veçanti aranzhmanet me çarter aeroplan, para së gjithash përshkak se për momentin në program nuk mund të precizohet ora e fluturimeve të shkuarjes dhe ardhjes së çarterit fluturimit, kohëzgjatja e transferit dhe ngjajshëm. Kjo do të thotë se dita e parë dhe e fundit nuk është në kohë adekuate me qëndrimin, por vetëm e vërteton ditën e fillimit dhe të mbarimit të udhëtimit, përshkak se shfrytëzuesi i udhëtimit nuk kanë të drejtë ankimi (vendosja në dhomat e hotelit në orët pasditës, lëshimi i dhomave në orët e hershme të mëngjezit, dhe ngjajshëm).

05.E DREJTA PËR RRITJEN E ÇMIMEVE DHE E DREJTA PËR ANULIM PËR SHKAK TË RRITJES SË ÇMIMIT
Çmimi i paraparë sipas çmimores së aranzhmanit është valide derisa në ditën e cila është bërë kontrata mes dy palëve të kontraktuar, përveç rasteve të paraparë me ligj ku organizatori mund të insistoj në rritjen e çmimit. Organizatori i udhëtimit mund të bëjë rritjen e çmimit së kontratës pas nënshkrimit të kontratës, përderisa ka ardhur deri te ndryshimi i kursit së valutës ose deri te ndryshimi i tarifave të transportuesit e cila ka ndikim në çmimin e udhëtimit. Për rritjen e çmimit, organizatori është i detyruar që ti lajmërojë udhëtarin me shkrim ose në mënyrë gojore me sqarime. Nëse rritja e çmimit kalon mbi 10%, udhëtari mund ta anuloj kontratën pa detyrim adekuat për dëme, por më vonë dy ditë pas lajmërimit të rritjes së çmimit. Në këtë rast, udhëtarit i kthehet akontacioni i plotë. Përderisa udhëtari nuk e zbaton afatin, llogaritet se udhëtari është i pajtuar me çmimin e ri. Organizatori në çdo kohë është i autorizur që në varësi nga kushtet momentale të çmimit dhe politikës së pjesëshme të vet, të zvoglojë çmimin e aranzhmanit që është njësoj valide, veçse në të ardhmen pa marr parasysh anulimin e kontratës, të mos mund të paraqes bazë për çfardo reklamacioni në drejtim të organizatorit që mos të kthejë mjete në ndryshimet eventuale në çmim.

06. KATEGORIZIMI DHE PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT
Hotelet e ofruara, apartmanet dhe objektet e parapara në programën e Euro Turist Klubit, janë të paraqitura sipas kategotizimeve oficijale. Ushqimet, komoditeti dhe shërbimet tjera mvaren nga çmimet dhe se dallojnë nga mvarësia e të dhënave. Organizatori nuk obligohet me reklamacionet gojore, në vendet lokale të cilat nuk janë përputhen me përshkrimet e dhëna me programin e shkruar për udhëtim.

07. VENDOSJA NË DHOMA / APARTMANE
Rënditja e dhomave dhe apartmaneve është rregulluar nga ana recepcionerit në vendin ku do të qëndroni. Hotelet të cilat shfrytëzohen për pushime verore janë të përbëra prej shumë objekteve. Përderisa, udhëtari para kohe nuk ka bërë marëveshje strikte se për çfarë dhome bëhet fjalë, është i obliguar të pranojë çfardo dhome/apartmani të regjistruar në objekt të përshkruar sipas programës së udhëtimit, pa marr parasysh se dhoma gjendet në qendrën e ndërtesës apo në objekt tjetër në përbërje të kapacitetit hotelerik. Sipas mundësive, organizatori gjithashtu do të dal në ndihmë të udhëtarit, por nuk mund të garantojëpër pqërmbushjen e të gjitha shërbimeve. Udhëtari e merr përgjegjësin për respektimin e rregulloreve të rënditura në objektin e duhur, ecila bëhet fjalë për ushqimin, pijet dhe të tjerë ecila i ka në dispozicion tavolina suedeze dhe ngjajshëm. Me SHËRBIME nënkuptohet, shërbimet sipas rregullores hotelerike dhe nuk mundet të jet ëe njëjtë në të gjitha hotelet.

08. DOKUMENTET E UDHËTIMIT Të gjitha kushtet e paraqitura në program janë të parapara kryesishr për qytetarët REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, kurse organizatori nuk është i detyruar që ti paraqes kushtet e njëjta për udhëtarët të cilët nuk janë shtetas e R. Maqedonisë (vizat e kalimit), por ajo është detyrë e udhëtarit të huaj që ti siguroj kushtet dhe dokumentacionet e duhura në kohë të caktuar. Udhëtari I cili paraqitet për udhëtim jashtë vendit, patjetër duhet të ketë dokumentacione për vizë, dhe në afatin e paraparë për udhëtim sipas programës ti dorëzojë të gjitha dokumentat e duhura për vizë në vendin ku udhëton, derisa organizatori ia nxjer vizën. Organizatori nuk garanton për nxjerijen e vizës.

09. E DREJTA E ANULIMIT TË UDHËTIMIT NGA ORGANIZATORI
Organizatori i udhëtimeve mund të anulojë plotësiht ose pjesërisht udhëtimin, në rast të situatave të paparashikuara dhe të papritura dhe që janë arsye të mjaftueshme për anulim apo ndalesë të udhëtimit. Nëse anulohen udhëtimet përshkak të këtyre rasteve organizatori muk ka të drejtë të penalizoj për shërbimet e bëra. Organizatori rezervon të drejtën të anulojë udhëtimin në situata kur nuk ka numër të mjaftueshëm të udhëtarëve, në kuadër të rregullave për udhëtim, ku është i obliguar t’i lajmëroj udhëtarët me kohë, më së voni 5 ditë para udhëtimit të planifikuar, ashtu që obligohet që të bëj kthimin e mjeteve në tërësi pa prolongime, më së voni 3 ditë pas ditës së tërheqes nga udhëtimi..

10. ANULIMI I UDHËTIMIT NGA ANA E UDHËTARIT
Udhëtari ka të drejtë të anulojë udhëtimin, për të cilin është i obliguar me shkres ta njoftojë organizatorin. Data e anulimit me shkrim meret për bazë për përllogaritjen e penaltisë të cilën e mban organizatori, e paraqitur në përqindje në bazë të çmimit të përgjithshëm të aranzhmanit.
- 5% nëse udhëtimi anulohet 30 ditë para fillimit
- 15% nëse aulohet prej 29-15 ditë
- 40% nëse anulohet prej 14-8 ditë
- 85% nëse anulohet 7 ditë para udhëtimit
- 100% nëse anulohet në më pak se 7 ditë para udhëtimit
Udhëtari ka obligim të ia kompenzojë harxhimet reale organizatorit nëse vjen deri në anulim të udhëtimit për shkaqe të panjohura, ku ka edhe arsye për mospërfshirje në kontrat nëse kanë ekzistuar në atë kohë. Për arsye të tilla udhëtari patjetër duhet paraqes arsye valide dhe vetëm për ato kushte mund t’I kthej mjetet, nëse ato i kalojnë harxhimet reale. Nëse organizatori i udhtimeve, në rast se për udhëtarin që e ka anuluar udhëtimin gjen ndonjë zavendësim, udhëtarit patjetër duhet t’ia kthej të gjitha mjetet në tërësi, me kthim vetëm harxhimet reale të bëra.

11. ZAVENDËSIMET NË PROGRAMIN E UDHËTIMEVE
Organizatori i udhëtimeve ka të drejtë për zavendësim të programit të udhëtimit, nëse e njëjta është e shkaktuara nga rrethanat e paparashikuar, të cilat nuk janë të paraparë nga ana e organizatorit, me atë harxhimet e dalura si pasojë e zavendësimit të programës, paguhen në ngarkes të organizatorit. Zavendësimi i vendosjes sipas marrëveshjes, mund të bëhet në objekt të kategotisë së njëjtë apo më të lartë, me kushte të njëjta.

12. REKLAMACIONET
Secili udhëtarë në veçanti, ka të drejtë ankese përshkak mosrealizimit të shërbimit apo realizimit të pjesërishëm të shërbimit është i obliguar jap reklamacione me shkrim ndaj organizatorit të udhëtimit më së voni 8 ditë pas mbarimit të udhëtimit. Pas mbarimit të këtij afati, organizatori nuk është i detyruar ta marr parasysh reklamacionin. Gjithashtu organizatori nuk është i detyruar t’i merr parasysh reklamacionet grupore e bëra pa autorizim për përfaqësim, si reklamacione pa arsye konkrete për secilin person të grupit në veçanti. Përderisa deri te mosrealizimi ishërbimit vjen nga ana e organizatorit, udhëtati ka të drejtë për dëmshpërblim në vlerën reale në mosshfrytëzimin e shërbimeve. Organizatori është i obliguar për reklamacionet e paraqitura në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit. Lartësia e dëmshpërblimit e cila paguhet në kohë të caktuar, vlersohet me përqindjen e mosrealizimit të shërbimit,( kjo do të thotë se nuk mund të përfshihen edhe shëbimet e bëra, poashtu edhe ta arrijë shumën e përgjithshme të pagesës ). Organizatori i udhëtimeve përgjigjet për dëmet në mosrealizimin e shërbimit që i bëhet udhëtarit në mënyrë të plotë apo të pjesërishme, e cila është e paraparë me ligj sipas rregullores së marëdhënieve për obligacioneve në organizimin e udhëtimit. Kërkesa për penalizimin e dëmit, bëhet gjatë udhëtimit,a më së voni 8 ditë pas kalimit të udhëtimit. Në interes të udhëtarit, kërkesën e vet duhet drejtëpërsëdrejti t’I nënështrohet personit që ia ka bërë shërbimin (recepcionerit, transportuesit, agjencionit turistik jashtë vendit). Nëse sugjerimet nuk meren parasysh, e dëshirueshme është që të kërkohet vërtetim nga e cila do të shihet se shërbimi nuk është kryer si është paraparë në programin e udhëtimit.

13. BAGAZHI
Pesha e bagazhit për mbajtje është e paraparë sipas rregullores nga ana e transporuesit të aeroplanit e cila është pa pagesë. Secila tepric në bagazh udhëtari e paguan sipas çmomores së transporuesit të aeroplanit. Te transportuesit me autobus secili udhëtarë mund të ketë 2 çanta. Fëmijët deri dy vjet nuk kanë të drejtë për bagazh të papaguar. Organizatori I udhëtimit nuk merr përgjegjësi për bagazhin e humbur dhe të dëmtuar, e as për bagazhin e vjedhjur. Udhëtari është i obliguar të mbaj llogari për bagazhin e vetku e vendos në kabinë (bagazhin e dorës), si dhe dorëzimin dhe pranimin e bagazhit.

14. RREGULLAT KUFITARE PËR DEVIZA
Udhëtari është i detyruar t’i përmbajë strikt rregullat kufitare devizore, si në R. e Maqedonisë ashtu edhe në vendet ku është tranzit dhe në vendet e qëndrimit. Në rast të pengesave të udhëtimit për shkak të thyerjeve të rregullave të theksuara, të gjitha pasojat dhe harxhimet I mban mbi vete udhëtari.

15. RREGULLAT SHËNDETËSORE
Udhëtari është I obliguar që për secilin vend ku udhëton tu përmbahet rregullave të atij vendi, ta kryej vaksinimin dhe të merr vërtetim për të. Sugjerohet të bëj pagesën e polisës të sigurimit shëndetësorë. Përderisa aranzhmani i juaj përmban sigurim (patjetër duhet të jetë e theksuar në program), ecila I përmbush kushtet për sigurim.

16. HUMBJA E DOKUMENTACIONIT
Për derisa në kohën e udhëtimit, vjen deri humbja ose vjedhja e dokmentit të udhëtimit apo dokumenteve tjera, harxhimet për nxjerjen dokumentit të ri të udhëtimit si edhe harxhimeve tjera janë në ngarkes të udhëtarit.

17. SIGURIRIMI
Nëse jeni të siguruar nga ana e organizatorit të udhëtimit, harxhimet për refundim të mjeteve e cila I mban kompanija e sigurimeve, kërkohen ekskluzivisht nga ana e atyre kompanive (Eurolink, Kjubi…).

18. LIRMET PËR FËMIJË

Lirimet për fëmijë janë të rregulluara nga ana e hotelerive dhe janë të theksuara sipas kufizimeve (nëse lirimi vlenë për fëmijën deri dy vjet, kjo nuk do të thotë se vlen edhe për fëmijën I cili e ka kaluar një ditë mbi dy vjet).

19. VËREJTJE
Udhëzojmë që devizat e juaja për ndrim t’i bëni nëpër këmbimore, që ti iket çdo reziku eventual. Në veçanti luten udhëtarët të kenë kujdes për paratë e veta dhe gjërat me vlerë, sepse organizatori nuk pranon fajësinë për këta gjëra të humbura apo të vjedhura. Ju lutemi dy ditë para udhëtimit, PATJETËR të vërtetohet koha e fluturimit, veçanërisht për fluturimet me çarter. Në aranzhmanet me çarter, ndrimi i orës së fluturimit nuk ndikon në ndrimin e programës së udhëtimit, përshkak njësoj ndikon në rrethanat të cilat nuk janë në kompetencë të organizatorit për udhëtimin (leja për fluturim jepet nga autoritetet e fluturimeve civile, kontrolla e fluturimeve, shkaqe sigurie, etj), ashtu që ndrimi i orës së flutrimit në rrethana të të njëjtës datë, organizatori nuk mund të ndikojë dhe nuk merr përgjegjësi. Në asnjërën variant të transporit (aeroplan, autobus…) nuk nënkupton numërimin e vendeve. Përkujtojmë se shërbimet e përfaqësuesit të agjencionit të parapara sipas programës, nuk nënkupton që të qëndrojë tërë ditën në hotel, por të kontaktojë për ndihmë përpara caktimit të termineve, sepse ekzistojnë informata në tabelat e shpalljeve të hoteleve.

JU LUTEMI QË ME KUJDES TË LEXOHET PROGRAMI I UDHTIMEVE DHE KUSHTET E PËRGJITHSHME TË UDHËTIMIT, SEPSE ATO JANË PJESË PËRBËRËSE E KONTRATËS SUAJ.