MK | SQ

Viti i Ri në Venecia

Italy Venice - prej 29.12.2017 deri 02.01.2018

Viti i Ri në Venecia

Itali Venecia - prej 29.12.2017 deri  02.01.2018

 

Nisja: 29.12.2017.

Kthimi: 02.01.2018. 

 

5 ditë / 2 netë

 

Programi:

 

Dita 1: Shkup – Venecia

Nisja nga Shkupi nga parkingu prapa hotelit Holiday Inn në ora 14:30. Rrugëtimi vazhdon nëpërmjet Sërbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë me pauza gjatë rrugëtimit për pushim dhe formalitete doganore. Vozitje përgjatë natës.

 

Dita 2: Trieste - Lido di Jesolo

Arritja në Troeste në orët e hershme të mëngjesit. Kohë e lirë për shëtitje individuale dhe shoping. Në orët e pasdites nisja për  shoping qendrën “Palmanova Outlet”, e më pastaj nisja për në Lido di Jesolo.Vendosja në hotel. Fjejtje.   

 

Dita 3: Venecia

Mëngjesi. Shëtitje fakultative me anije nëpër ishujt magjik të lagunës veneciane – Murano dhe Burano. Do jeni pjesëmarës në një eksperiencë të paharrueshme kur "maestro" krijon figura mahnitëse prej qelqi, me ç’rast ekziston mundësia të bleni qelqe të bukura të punuara me dorë, dantelle tradicionale veneciane dhe për të shikoni shtëpi të vogla të peshkimit me ngjyra të mrekullueshme pastelesh. Pas vizitës së dy ishujve rrugëtimi vazhdon me anije deri në Venecia në të cilën bëhen përgatitje për pritjen e Natës së vitit të ri 2018. Arritje dhe shëtitja në qendrën dhe kishën “Shën Marko”, si dhe Ponte dei Sospiri, kanalin Grande, Pallatin e Dukës (Palazzo Ducale). Mundësi që të ndjehet magjia e Venecias në pritjen e Vitit të Ri. Pritja e Vitit të Ri 2018 në sheshin “San Marko”. Në kohën e kontraktuar kthimi në Lido di Jesolo. Fjetja.

 

 

Dita 4: Venecia – Verona

Mëngjesi. Nisja drejt Veronës – qytet i njohur për Romeon dhe Xhulietën. Vizitat në Verona: sheshet Bra, Ebre, Dante, shtëpia e Xhulietës, Amfiteatrin. Në orët e pasditës nisja drejt Maqedonisë. Vozitje gjatë natës.

 

Dita 5: Shkup

Arritja në Maqedoni ditën e rradhës në orët e hershme të mëngjesit.

Пристигнување во Македонија наредниот ден во претпладневните часови.

 

Çmimi i aranzhmanit:

Për pagesë totale deri 21.11 – 135 €

Për pagesë pas 22.11 – 155 €

 

Në çmim janë të përfshira: 

·         Vozitje me autobus turistik modern në relacionin e theksuar

·         2 netë fjejtje me mëngjes në hotel në Lido di Jesolo

·         Vizita e qyteteve sipas programës

·         Organizimi i aranzhmanit me shoqërues përgjatë udhëtimit

Në çmim nuk janë të përfshira:

·         Taksë turistike 3 euro në ditë ( paguhet në recepcionin e hotelit )

·         Bileta për transport lokal ( biletë kthyese për anije 15 euro)

·         Shëtitje fakultative në ishujt Murano dhe Burano ( 30 euro )

·         Biletat hyrëse në lokalitetet

·         Sigurimi për udhëtim

 

 

VËREJTJE:

 

Për realizimin e aranzhmanit nevoijten mimimum 40 pasagjer. 

Për realizimin e këtij aranzhmani vlejnë kushtet e përgjithshme për udhëtim të SKTM.

Pagesa bëhet vetëm në denarë edhe atë çmimi llogaritet në kundërvlerë të denarit 1euro=62den.

Për rezervim të aranzhmanit nevoitet avanc minimum 30%, pagesa totale bëhet më se voni 7 ditë para nisjes.

Agjencioni rezervon të drejtën të anulojë aranzhmanin por jo më vonë se 5(pesë) ditë para nisjes!

Pasaporti duhet të vlejë minimum 3 muaj nga dita e përfundinit të udhëtimit.

 

 

Lista e çmimeve

двокреветна соба - 310 € Rezervo